Hyrje në teorinë e evolucionit

 

  1. Teoria e evolucionit, që e solli Charles Darwin në librin e tij të publikuar në vitin 1859: Origjina e Specieve, pohon se të gjitha gjallesat filluan dhe u zhvilluan (avancuan) apo evoluuan nga një origjinë, ose nga një paraardhës i përbashkët, që nga kohërat e lashta. Pra, nga një organizëm njëqelizor – një amebë, për shembull – e cila është afërsisht sa madhësia e një grimce kripe.
  2. Kjo teori u dha bazuar në disa mendime të gabuara që ekzistonin në kohën e Darvinit, si për shembull: miti i shfaqjes së gjallesave nga gjërat që nuk kanë jetë, si: shfaqja e mizës nga mbetjet e mishit, pastaj miti i ndikimit të mjedisit në shfaqjen e gjymtyrëve (organeve) të reja tek një gjallesë dhe në përdorimin e tyre ose jo, pastaj bartja e këtyre ndryshimeve trupore tek pasardhësit, e kështu me radhë. Darvini nuk e kishte aspak të vështirë të supozonte se ajo qelizë e gjallë ishte formuar rastësisht në një supë të lëngshme organike (domethënë që përmban proteina dhe aminoacide)! Po ashtu si rezultat i disa efekteve tjera të rastësishme si bubullima, shiu dhe rrufetë! Pasi që në kohën e Darvinit nuk ishin të avancuar mikroskopët të cilët do t’ia mundësonin të njihte kompleksitetin marramendës brenda qelizës së gjallë dhe bërthamës së saj, e tërë kjo u përputh me dëshirën e tij për të hequr Krijuesin e Madhërishëm nga jeta e tij – si rezultat i pikëpamjes së tij materialiste e mizore me të cilën u ndikua për shkak të filozofirave të përhapura në kohën kur ai jetonte, dhe si rezultat i vdekjes së vajzës së tij të vogël.
  3. Prandaj, Darvini “supozoi” – dhe vini re sa herë fjala “supozoi” do të përsëritet me ne, sepse i gjithë evolucioni është pa një provë të vetme! – se kjo qelizë e parë e gjallë filloi të evoluojë dhe të zhvillohet në dy qeliza! Pastaj në një shumëqelizor! Tutje, disa prej tyre evoluuan në pemë shtazore, disa tjera evoluuan në pemë bimore me pamje të kërpudhave, algave, barit dhe bimëve lulëzuese e jolulëzuese! Pastaj Darvini “supozoi” se të gjitha këto kanë mekanizma të caktuar për ndryshimin e gjymtyrëve, si dhe shfaqjen e gjymtyrëve e gjallesave të reja përgjatë një kohe të gjatë, si për shembull mutacionet e rastësishme, apo hibridizimet natyrore të butakëve, apo përshtatjet që ndodhin nga një organizëm në mjedisin ku ai jeton! Pastaj Darvini “supozoi” përsëri që ajo e cila ka kontroll mbi të gjitha këto, dhe e cila do t’i përcaktojë ndryshimet e dobishme nga ato të dëmshme, është ajo që ai e quajti “përzgjedhja natyrore”, në atë mënyrë që kur këto ndryshime të përputhen me mjedisin e natyrës përreth qenies së gjallë, atëherë ajo natyrë do ta mbajë atë të gjallë! Ndërsa, sa u përket ndryshimeve të dëmshme, atëherë natyra do të marr përsipër (kujdeset për) përjashtimin e tyre, sipas konceptit të mbijetesës për më të fortin e më të dobishmin, dhe (konceptit të) vrasjes që pasardhësit ua bëjnë paraardhësve! Këtu vërejmë se Darvini ia atribuoi përzgjedhjes natyrore vetitë e njerëzve të arsyeshëm e të logjikshëm, kur ata rreshtohen dhe zgjedhin tiparet më të mira në kafshët shtëpiake, të cilat i rritin dhe i kryqëzojnë (hibridizojnë) në fermat dhe stallat e tyre! Këto ishin rrënjët e pemës imagjinare Darviniane të jetës, ose të pemës së “supozuar” të famshme me kalimin e kohës! Derisa arriti në organizma jashtëzakonisht komplekse, si tek peshqit, pastaj amfibët, pastaj zvarranikët, pastaj zogjtë, gjitarët, pastaj majmunët dhe njerëzit! Foto:

Pika e fillimit është në fund të renditjes kronologjike: kjo pretendohet të jetë qeliza e parë e gjallë – e cila u shfaq rastësisht! –dhe prej të cilës supozohet të jenë degëzuar pastaj të gjitha qeniet e gjalla; kjo pasqyrohet në grafiket degëzuese horizontale që paraqesin llojet e ndryshme të qenieve të gjalla dhe evolucionin e tyre nga njëra-tjetra. Megjithatë, po ashtu edhe ky supozim i imagjinuar i Darvinit nuk është i saktë! Kjo sepse me zbulimet e vazhdueshme nga gërmimet e fosileve të gjallesave të mëparshme, shkencëtarët vërejtën se çdo qenie e gjallë që shfaqej papritmas në ndonjë periudhë kohore të regjistrit të fosileve, vazhdonte në gjendjen e saj deri më sot, dhe fosilet e saj nuk ndryshonin aspak! Pra, bakteret e së kaluarës, të cilat ne i zbulojmë sot, janë të njëjta me ato që jetojnë me ne tani, dhe nuk kanë ndryshuar! Kështu është edhe me fosilet e peshqve, të amfibeve, të zvarranikëve, të zogjve dhe të gjitarëve! Foto e radhës:

Secila vijë vertikale përfaqëson fillimin e saj kohor nga poshtë, pra fillimin e shfaqjes së gjallesës papritmas në regjistrin e fosileve! Më tej, kjo vijë ose do të vazhdojë deri në ditët tona pa pësuar asnjë ndryshim, ose do të ndalet e do të përfundojë (para se të arrijë në ditët tona), siç njihet me emrin “procesi i zhdukjes”, si rezultat i rrethanave natyrore, ose si rezultat i shkeljeve njerëzore të pakontrolluara mbi disa qenie të gjalla, që për fat te keq i zhdukin ato.

Këtë e pranon edhe Stephen Jay Gould, përkrahës i teorisë së evolucionit dhe shkencëtar i paleontologjisë në Universitetin e Harvardit gjatë viteve të shtatëdhjeta. Ai thotë: “Historia e shumicës së fosileve përfshin dy tipare që veçanërisht nuk përputhen me gradualizmin (përshkallëzimin) e shfaqjes së qenieve të gjalla:

  1. Balanca dhe stabiliteti. Natyra e specieve nuk ndryshon përgjatë qëndrimit të tyre në tokë. Gjallesat e shfaqura në regjistrin e fosileve shfaqen dhe zhduken ashtu siç janë, pa pësuar ndryshime; edhe nëse ndodhin ndryshime, ato janë të lehta dhe kanë të bëjnë me dukjen e jashtme, pa drejtim të caktuar (nga çfarëdolloj evolucioni).
  2. Shfaqja e papritur. Në çdo zonë, speciet e reja nuk formohen gradualisht duke rrjedhur nga specie tjera, por shfaqen papritmas dhe “plotësisht të formuara”.”[1]

Prandaj, nuk është më për t’u habitur që gazeta të famshme zyrtare botuan lajmin se pema e famshme e evolucionit darvinian ishte e gabuar dhe çorientuese. Këtë e thanë haptazi edhe shkencëtarët:

“Charles Darwin’s tree of life is ‘wrong and misleading’, claim scientists”, siç mund ta lexosh në këtë link të gazetës Telegraph, të publikuar në vitin 2009:

https://www.telegraph.co.uk/news/science/4312355/Charles-Darwins-tree-of-life-is-wrong-and-misleading-claim-scientists.html

4. Ai që përsiatë mbi dy grafikët e mëparshme i qartësohet se sa e madhe është dilema që “Epoka Kambriane” ua shkakton evolucionistëve! – meqenëse është epoka kur detet e botës u mbushën papritur me shumë lloje të gjallesave (në një kohë të përafërt, të përcaktuar në 5 milion vjet, sipas vlerësimeve të tyre. Kjo është plotësisht në kundërshtim me dhjetëra e qindra miliona vjet që propozohen nga evolucioni!) Disa prej tyre (gjallesave) përmbanin shkallë të jashtëzakonshme të kompleksitetit – megjithëse supozohet se ishin qenie primitive në fillim të shkallës së evolucionit dhe shfaqjes së gjallesave, 500 milion vjet më parë, siç përshkruhet nga evolucionistët – Këtu bënë pjesë struktura e syve të trilobiteve të krehura. Foto e radhës:

Ose si kjo gjallesë tjetër (karkaleci i detit), i cili u zbulua kohëve të fundit, dhe ka një sistem të plotë të qarkullimit të gjakut, që prej 500 milion vjetësh![2]

5. Ky është një nga shembujt e shumtë ku rrëzohen të gjitha supozimet e Darwinit lidhur me evolucionin e qenieve të gjalla dhe  (supozimeve rreth) pemës së tij të famshme! Ai thotë në librin e tij “Origjina e Specieve” : “Nëse mund të provohet ekzistimi i çfarëdo organi trupor të përbërë, dhe njëkohësisht, nuk ka gjasa të jetë formuar nga modifikime të thjeshta, të shumta dhe të njëpasnjëshme, atëherë kjo do të bënte që teoria ime të shembet plotësisht!”

Ai gjithashtu pranon mungesën e ekzistimit të ndonjë prove për fazat e ndërmjetme të evolucionit të çfarëdo qenie të gjallë! (domethënë organizmat e ndërmjetëm midis dy organizmave që evoluuan nga njëri-tjetri). Ai në  faqen 275 te kapitulli i vështirësive me të cilat përballet teoria e tij, shkruan:

“Mungesa ose rrallësia e formave kalimtare”! Ndërsa në faqen e radhës 276 shkruan: “Dhe disa prej tyre janë vështirësi shumë serioze, saqë deri më sot kam vështirësi t’i sodis ato pa ndier një farë habie.”! Në po këtë faqe po ashtu shkruan:

“Nëse speciet u formuan dhe rrodhën nga speciet e tjera në mënyrë graduale delikate, atëherë pse nuk mund të shohim në çdo vend një numër të pafund formash kalimtare? Dhe pse e gjithë natyra të mos jetë në një gjendje kaosi, në vend të asaj që ne e shohim se si speciet janë të përcaktuara saktësisht”?!

Pastaj ai na paraqet një vijë ndarëse e cila sqaron vlefshmërinë e të gjitha “supozimeve e tij” rreth evolucionit, ose gabimin e idesë (teorisë së tij) që nga themelet e saj. Në faqen 283 thotë:

“Krejt në fund, duke pasur parasysh kohën në tërësi, dhe jo një kohë të vetme, dhe nëse teoria ime është e saktë, atëherë, në mënyrë të pashmangshme, kishte një numër të pafund të formave të ndërmjetme që lidhin midis të gjitha specieve që i përkasin të njëjtit grup, mirëpo vetë procesi i përzgjedhjes natyrore anon në mënyrë të qëndrueshme – siç e kemi pohuar një gjë të tillë në shumë raste – drejt asgjësimit të formave patriarkale dhe të unazave të mesme. Kështu që provat e ekzistencës së tyre të hershme mund të gjenden vetëm midis mbetjeve fosile që ne i gjejmë të ruajtura, siç do të përpiqemi ta shfaqim atë në kapitullin e radhës, në formën e një regjistri jo të plotë dhe skajshmërisht të shkëputur.”!

Po ndalemi këtu! Në mënyrë që të mos zgjatemi më shumë në këtë hyrje, fjalën po ua lëmë shkencëtarëve të specializuar, në mënyrë që ata ta trajtojnë në mënyrë kritikuese secilën shtyllë prej shtyllave të supozimeve të Darvinit!

6.  Mbi mundësinë e formimit të qelizës më të vogël të gjallë, përfshirë proteinat në të (ne do të supozojmë vetëm 2 mijë edhe pse ka 200 mijë proteina në qelizat e gjalla), Chandra Wickramasinghe, profesor i Matematikës së Aplikuar dhe Astronomisë në Kolegjin Universitar Cardiff – Uells, pohon atë që vijon më poshtë:

“Mundësia e formimit spontan të jetës nga materia e pajetë paraqitet si një mundësi (probabilitet) brenda mundësive që përbëhen nga numri 1, pas të cilit janë  40,000 zero! Një numër mjaft i madh, i cili mjafton për varrosjen e Darvinit së bashku me gjithë teorinë e evolucionit!.. dhe nëse fillimet e jetës nuk ishin të rastësishme, atëherë ato patjetër që duhet të kenë rezultuar nga një mendje e qëllimshme!”[3]

7. Lidhur me fosilet që Darwini kishte shpresuar të shfaqeshin në të ardhmen – që nga viti 1859 – paleontologu evolucionar darvinian Robert Carroll pranon se shpresa e Darvinit nuk u përmbush nga fosilet. Ai thotë:

“Pavarësisht hulumtimeve të gjera e intensive më shumë se njëqind vjet pas vdekjes së Darvinit, zbulimet e fosileve nuk nxorën pamjen komplete të qenieve kalimtare (të ndërmjetme) që Darvini parashikonte.”![4]

8.  Në lidhje me përzgjedhjen natyrore, të cilës Darwini ia veshi karakteristikat e një personi racional, që e di se çfarë është e dobishme e çka e dëmshme, pastaj zgjedh dhe përjashton, Stephen Gould e pranon këtë defekt në “teorinë” e përzgjedhjes natyrore dhe thotë:

“Vlefshmëria e parimeve të përzgjedhjes natyrore varet nga krahasimi i tyre me përzgjedhjen artificiale (d.m.th. njerëzore racionale).”![5]

9. Lidhur me mutacionet dhe aftësinë e tyre (hipotetike) për të sjellë ndonjë ndryshim të dobishëm fizik në organizëm, shkencëtari Ranganathan pranon cektësinë e këtij mendimi për mutacionet, duke thënë:

“Mutacionet janë të vogla, të rastësishme dhe të dëmshme! … ato karakterizohen me paraqitje të rralla.. dhe probabiliteti më i mirë është që të jenë joefektive.. Këto katër karakteristika nënkuptojnë se mutacionet nuk mund të çojnë në çfarëdolloj përparimi në sferën e evolucionit. Ndryshimi i rastësishëm në një organizëm të gjallë karakterizohet me një shkallë të lartë të specializimit; ose është joefektiv ose i dëmshëm. Kjo për shkak se ndryshimi i rastësishëm në një orë dore nuk mund të përmirësojë performancën e saj. Përkundrazi, ka shumë të ngjarë që ky ndryshim do ta dëmtojë atë, ose, në rastin më të mirë, të mos ndikojë fare në të… Tërmeti nuk e përmirëson qytetin, por sjell shkatërrim në të.”![6]

10. Sigurisht, kjo është vetëm maja e ajsbergut të asaj që, me lejen e Allahut, do të paraqesim në mënyrë të njëpasnjëshme me të gjitha dokumentacionet autentike dhe referencat, lidhur me aspektet e rrënimit të teorisë së evolucionit, dhe se ajo është bazuar – dhe ende bazohet- në “supozime” e “gjëra imagjinare”, që nuk ekzistojnë në realitet: as në të kaluarën dhe as në të tashmen! Askush nuk mund të argumentojë në mënyrë praktike (empirike) për këtë teori, ndryshe nga ajo që është e përhapur sot nëpër mediat që e përkrahin evolucionin! Madje edhe ndërhyrja e pretenduar e evolucionit në shumicën e shkencave biologjike sot, siç thonë ata, nuk është gjë tjetër veçse lajthitje e qëllimshme në përshkrimin e proceseve të thjeshta biologjike si evolucion! Si për shembull, kur adaptimin e cilësojnë si evolucion! Apo kur proceset e kufizuara të kryqëzimit (hibridizimit) i përshkruajnë si një evolucion i vogël! Po ashtu edhe kur ngjashmërinë biologjike (që është tregues i njësisë së Krijuesit dhe integrimit të plotë të gjallesave në qarqet ushqimore) e përshkruajnë si evolucion! E kështu me radhë …

11. Bazuar në këtë, na mbetet edhe një gjë e fundit në këtë hyrje të shpejtë, e cila është se: teoria e evolucionit – për fat të keq – ka pasur pasoja të mëdha dhe katastrofike mbi njerëzimin, duke qenë se – sipërfaqësisht – i siguroi burimet/referencat shkencore nga filozofira materialiste e ateiste për pretendimin e mohimit të Krijuesit, të cilat nuk mund të zëvendësonin idenë e ekzistimit të Një Krijuesi të Urtë, që drejton çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm!.. Andaj, ajo çfarë bënë themeluesit e kësaj ideologjie materialiste e ateiste në çdo çështje të jetës, është që menjëherë i mbërthyen ato (burime), duke i përshtatur të gjitha “supozimet” imagjinare në librat e tyre që trajtonin sociologjinë, ekonominë, psikologjinë dhe politikën! Sidomos me botimin e librit të dytë të Darvinit “Origjina e njeriut” në vitin 1871. Ky libër ishte më i rrezikshëm për njerëzimin sesa ai para tij, sepse në këtë libër Darwini merrej drejtpërdrejt me “supozimet” për evolucionin e njeriut. Madje, ai i klasifikoi njerëzit sipas racave, duke i renditur disa prej tyre si raca të ulëta, për shembull arabët, zezakët dhe banorët autoktonë të kontinenteve të Afrikës, Australisë, si dhe të dy Amerikave (indianët e kuq)! Kurse në anën tjetër i renditi hebrenjtë dhe njeriun e bardhë evropian! Lidhur me këtë, Darvini thotë:

“Në të ardhmen e afërt, racat më të përparuara njerëzore do të shfarosin racat primitive dhe do të zënë vendin e tyre. Majmunët me pamje njerëzore, antropomorfët, do të marrin fund përgjithmonë; kjo është diçka për të cilën s’ka fije dyshimi (ka për qëllim zezakët dhe banorët autoktonë të kontinenteve koloniale). Do të ketë konflikt mes racave të përparuara dhe disa prej majmunëve që janë në nivel më të lartë, pra atyre që sot u thuhet zezakë, si dhe banorët autoktonë të Australisë dhe gorillat.”[7]

Pas kësaj, ju mund të imagjinoni se sa masakra dhe fatkeqësi janë kryer në emër të shkencës, evolucionit dhe të atyre klasifikimeve “hipotetike” imagjinare, duke filluar nga ajo çfarë bëri Marksizmi, Komunizmi dhe Socializmi në Lindje: në Azi, Rusi dhe Kinë, deri te Nazizmi, Fashizmi e ideologji tjera në Evropë; pastaj fushatat që pasuan, duke vrarë e shfarosur miliona njerëz nga banorët autoktonë të kontinenteve, dhe duke i trajtuar ata si kafshë. Pra duke i trajtuar ata si objekte studimi në kopshte zoologjike ku jetonin si të izoluar, apo edhe me kafshë tjera! E po ashtu edhe nëpër laboratorë! Shtoja kësaj edhe frymën e absurditetit, nihilizmit dhe nulitetit, e cila e përhapi errësirën e saj mbi atë epokë të jetës njerëzore, që ilustrohej nga zhveshja morale dhe mungesa e vlerave dhe parimeve – me përjashtim të përfitimeve vetjake. Nëse do Allahu i Lartësuar, të gjitha këtyre do t’ua kushtojmë një seri të tërë shkrimesh paralele me këtë seri, me emrin “Pasojat e teorisë së evolucionit.”

Deri këtu po mjaftohemi me kaq!

Vijon…

 

Përktheu: Petrit Perçuku

 

[1]  Gould, Stephen J. The Panda’s Thumb, 1980, p. 181-182

[2] http://phys.org/news/2014-04-ancient-shrimp-like-animals-modern-hearts.html#jCp

[3]  Fred Hoyle, Chandra Wickramasinghe, Evolution from Space, New York, Simon & Schuster, 1984, p. 148

[4] Robert L. Carroll, Patterns and Processes of Vertebrate Evolution, Cambridge University Press, 1997, p. 25. – emphasis added

[5]  Stephen Gould – Ever Since Darwin p 41

[6] B. G. Ranganathan, Origins?, Pennsylvania: The Banner Of Truth Trust, 1988

[7] Charles Darwin, The Descent of Man, 2nd edition, New York, A L. Burt Co., 1874, p. 178