Lumturia dhe kënaqësia, qetësia dhe rehatia e zemrës janë gjëra që i kërkon i gjithë njerëzimi, edhe nëse ndryshojnë rrugët e tyre. Ndjenja e qetësisë së zemrës lidhet me shpirtin e jo me trupin, ndërsa shpirti nuk do të jetë në rregull përveç nëse kthehet kah Krijuesi i tij. Ibën Kajimi thotë: “Në zemër gjendet një rrëmujë, e cila nuk do të arrihet të kuptohet përveçse duke iu kthyer Allahut. Ka një shqetësim, të cilin nuk e largon përveçse afërsia me Allahun në vetmi. Ka një pikëllim që nuk e largon përveçse gëzimi me njohjen e Tij dhe sinqeriteti në ibadetin e tij. Ka një ankth të cilin nuk e qetëson përveçse lidhja e zemrës me Të dhe gjetja e strehimit tek Ai. Ka dhimbje që nuk i shuan përveçse kënaqja me urdhërat dhe ndalesat e Tij, si dhe përqafimi i durimit në këto gjëra deri në kohën kur do të takohet me Të. Ka një kërkesë, e cila nuk ndalet derisa Ai i vetmi të jetë synimi i saj. Ka një nevojë të madhe, të cilën nuk ia plotëson përveçse dashuria, pendimi, përkujtimi dhe sinqeriteti ndaj tij. Edhe nëse do ti dhurohej dunjaja dhe krejt çka në të, nuk do t’ia plotësonte kurrë atë nevojë”. (“Medarixhu Salikin” 3/156).

Ndërsa ateisti materialist e mohon çdo gjë përveç materiales, sikurse është shpirti, siq është shprehur prijësi i ateistëve në këtë kohë Richard Dikens: “Gjithësia nuk është asgjë tjetër përveçse një grup grimcash të lëvizshme. Ndërsa njerëzit janë thjeshtë: mjet për shumimin e ADN-së. Ndërsa shumimi i ADN-së është proces që vazhdon vetvetiu”. (BBC Christmas Letter Study Guide 1991). Pra njeriu është një mjet i përbërë nga grimcat. Për këtë arsye ndjenja e gëzimit dhe pikëllimit është e kufizuar në qelizat nervore në tru. Kurse ateisti materialist, Fransis Crick, fitues i çmimit Nobel për mjekësi thotë: “ti dhe gëzimi, pikëllimi, përkujtimet dhe ambiciet e tua, si dhe ndjenjat e tua për identitetin tënd personal dhe dëshira jotë e lirë, në realitet nuk janë asgjë tjetër përveçse një sjellje për grumbullim të gjerë të qelizave nervore dhe pjesëzave shoqëruese të tyre. (The Astonishing Hypothesis: 3).

Për këtë arsye, figurat e mëdha ateiste shohin se nuk ka ndonjë synim përmbajtësor nga jeta, dhe se njeriu duhet ta pranojë këtë dëshpërim. Ndërsa Peter Atkins, një ateist i tërbuar, një profesor i Kimisë thotë: “Në jemi bij të kaosit, ndërsa përbërës esencial i çdo ndryshimi është fikja. Në rrënjë nuk ka asgjë tjetër pos shkatërrimit dhe vazhdimësisë së kaosit, i cili nuk është e mundur të çrrënjoset. Caku është i humbur, ndërsa ajo që ka mbetur është vetëm rruga. Ky është dëshpërimi që duhet ta pranojmë nëse thellësisht dhe me logjikë vështrojmë në zemrën e gjithësisë. (Unweaving the Rainbow: 4).

Janë bërë studime shkencore bashkëkohore, dhe kanë arritur në përfundim se njeriu fetar ndjehet më i lumtur se atesiti; ndër to, nga Stiven Josef – profesor i sociologjisë në Universitetin e Notinghamit- janë bërë studime shkencore rreth lumturisë në shoqëri, ku kardhur në përfundim te rezultati se: “Është e qartë se fetarët kanë më shumë cak në jetë, dhe kjo i bën më të lumtur sesa të tjerët…studimet shkencore tregojnë se shtimi i materializmit në jetën tonë është katastrofike për lumturinë. (http://www3.scienceblog.com/community/older/2003/A/20037338.html)

Ateistët tentojnë ta mbyllin këtë boshllëk shpirtëror dhe të largohen nga natyrshmëria, duke rënë në kontradiktën më të madhe. Dr Hisamudin Hamid është shprehur lidhur me këtë me fjalë të bukura, ku thotë: “Ky boshllëk shpirtëror që e ka gëlltitur ateizmin, një pjesë të tij e ka deformuar me duart e vet ateistëve. Sepse ateisti i cili ka ikur nga fetë, ka shkuar dhe me duart e tij ka gdhendur një idhull nga dheu në mënyrë që ta ngopë këtë trillim i cili po ia dridhë ekzistencën, në mënyrë që ta ujis këtë shpirt të etur brenda tij. Ja që e ka braktisur Zotin dhe po e adhuron natyrën, ka kundërshtuar Allahun dhe iu është bindur njerëzve. Ai pretendoi se natyra është nëna e tij, ndërsa më pas u soll me të me mosrespekt dhe braktisje. Ai braktisi fetë dhe pasoi filozofinë e shkencës, i urreu dijetarët e fesë ndërsa i shenjtëroi falltarët e ateizmit. I kritikoi fetarët për pasim të verbër ndërsa zemra e tij mbeti e lidhur me atë që i thonë pionierët e laboratorëve. Kritikoi fanatizmin, urreu përqafuesit e feve, kritikoi se si feja u flet emocioneve, ndërsa në anën tjetër i hutuar shkoi duke kërkuar për ta gjetur atë që do t’u flet emocioneve të tij. Pohoi besimin në vete ndërsa shqetësimi e ka mbuluar, e shfaqi bindjen ndërsa zhgënjimi e ka pushtuar. Nëse shpirti do t’i çlirohej nga robëria e trupit të tij, do të bërtiste në mesin e njerëzve duke kërkuar shpëtim”.

Si mund ta arrijë ateisti lumturinë kur kjo është gjendja e tij? E gjithë lumturia është në njohjen e Allahut, në adhurimin dhe sinqeritetin ndaj tij. Prandaj Allahun e falënderojmë që na udhëzoi në Islam, në fenë që udhëheq drejt lumturisë së kësaj bote dhe asaj të përhershmes.

Shkroi: Johanes Klomenek (Abdullah Suvejdi), studiues në platformën Bindja, për kritikimin e ateizmit.

Përktheu: Jeton Bozhlani